Eliminohet edhe Akil Gjakova

Postuar: 11:13 / 30.08.2017

Akil Gjakova është eliminuar në rundin e dytë të Kampionatit Botëror të Xhudos.

Përfaqësuesi i Kosovës kaloi në rundin e dytë pas fitores ndaj spanjollit Javier Ramirez.

Megjithatë, Gjakova u eliminua në rundin e dytë në duelin ndaj xhudistit nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Akili Gjakova garoi për medalje në kategorinë 73 kilogramë.