Ferizaj: 300 mijë euro për renovimin e stadiumit

FerizajPostuar: 23:01 / 18.08.2016

MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Ferizajt merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro në këtë periudhë dyvjeçare.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Ferizajt nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi,në vlerë 400 mijë euro, për të mbështetur financiarisht renovimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj.

Në bazë të memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Ferizajt merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro në këtë periudhë dyvjeçare.

Gjatë pritjes së kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa, Ministri i Kulturës Kujtim Shala tha se memorandumi i nënshkruar sot, dëshmon përkushtimin e ministrisë për të investuar në sport nëpër tërë komunat e Kosovës, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, gjë e cila ua mundëson sportistëve të kenë hapësira të standardizuara për stërvitje dhe zhvillim të garave.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen që po jep për investimet në sport.

Ai u shpreh se ky investim në stadiumin e Ferizajt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për futbollistët e Ferizajt, sepse ua mundëson sportistëve të garojnë dhe të përmirësohen edhe më tej në kushte më të mira në një hapësirë tërësisht të renovuar./InfoKomuna/