Në Ferizaj u mbajt turneu në karate i organziuar nga klubi “Kastrioti”

FerizajPostuar: 17:37 / 06.11.2016

Në këtë turne po marrin pjesë ekipe nga Zvicra,Norvegjia, Mali i zi, Maqedonia,Shqipëria dhe Kosova , nga këto vende po marrin pjesë 37 ekipe.

Turneun e ka shpallë të hapur i pari i Komunës së Ferizajt MuharremSvarqa, i cili tha se sportistët janë ata të cilët po ecin një hap para politikës, janë ata të cilët po arrijnë atje ku ne ende s’po mund tëarrijmë.

“Është një sport i ciliparaqet datën e fillimit të këtij sporti në Ferizaj para 39 vitesh nga punëtori i palodhshëm sportive dhe legjenda e karatesë ferizajase Fahri Mahalla. Ky masovizim i sotëm dhe ky organizim i atribohet juve punëtorëve të sporteve, e në bashkëpunimm me Drejtorinë e sporteve po arrini që t’i vëni themelet e para të një organizimi i cili jamë shumë i sigurt që do të shënojë një histori të lavdishme. Këta sportit janë ata të cilët do të na përfaqësojnë atje ku ne nuk do të mund tëarrijm.Këta sportiest kudo që po marrin pjesë po stolisen me medalje dhe kupa ,siç është edhe rasti i garueses ferizajase Alma Loku”, ka thënëkryetari Svarqa.

Me këtë rast edhe kryetari i Federatës sëKaratesë së Kosovës Fadil Arifi ,tha se sportistët me rezultatet e tyre jan ata që po na bëjnë të ndjehemi krenar edhe para botës. Ai me këtërast ka përshëndetur edhe këtë turne i cili për herë të parë poorganizohet në Ferizaj.

“Sot po i vehet themeli i një aktivitetitë fuqishëm i cili do të shtyjë përpara këtë sport. Asnjëherë nuk jam ndier më i kënaqur kur jam kthyer nga garat, kur jemi kthyer merezultate nga ku edhe bota po mahnitet me rezultatet e sportistëve tanë, duke falënderuar rezultateve që po arrijnë sportistët tanë” thaArifi.

Turneun përmes një telegram e ka përshëndetur edhe profesori Fahri Mahalla, punëtor sportiv dhe legjenda e karatesë ferizajase. Në fund të kësaj ceremonie sportistëve të dalluar dhe atyre qëkontribuan në msovizimin dhe suksesin e sporteve luftarake këshilliorganizativ ndau edhe mirënjohje. /InfoKomuna/