Tifozët ferizajas drejt Shkodrës

FerizajPostuar: 11:24 / 06.10.2016

Edhe tifozët ferizajas, paraditen e së enjtes udhëtuan për në Shkodër, për të përkrahur Kosovën në ndeshjen kundër Kroacisë.

 Rrugë të mbarë këtyre tifozëve ju ka dëshiruar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me kryesuesin e Kuvendit Faruk Gurin, drejtorin e sportit Naim Feratin dhe drejtorin e pronës Fatmir Azizi.

Kosova dhe Kroacia do të takohen sonte në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusi 2016’.