FFK-ja vazhdon t’i mbështesë klubet e femrave

Postuar: 15:48 / 15.05.2018

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do t’i mbështesë klubet e futbollit të femrave.Në bazë të programit “hat-trick” të UEFA-s, FFK-ja do t'i mbështesë me pajisje sportive.

Klubet e Superligës do t'i mbështesë me nga 4000 euro, kurse ato të grupmoshës U-16 me nga 2000 euro.

“Po ashtu, në mënyrë që të krijohen sa më shumë kushte të volitshme, klubet do të marrin edhe nga 1000 për transport”, ka thënë në kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi.

Anëtarja e Komiteti Ekzekutiv të FFK-së ka theksuar se edhe në të ardhmen klubet e futbollit të femrave do të vazhdojnë të mbështeten përmes projekteve të ndryshme.