Flamurtari me fitore të madhe ndaj Besës

Postuar: 15:32 / 17.11.2017

Flamurtari ka shënuar fitore në xhiron e 15 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër pejanëve të Besës me rezultat 3-0.

Minutat e para i takuan skuadrës kuqezi, e cila arriti të konkretizoj me gol edhe rast e vetëm në 45 minutshin e parë.

Në minutën e 22-të të takimit, Flakron Hasani harkoi bukur në zonën të rreptësisë, ku u gjendet më së miri Blend Baftiu, i cili realizoi gol me kokë.

Edhe në pjesën e dytë te dyja ekipet patën raste për shënim, por më të suksesshëm u treguan kuqezinjtë.

Ishte Mërgim Boshnjaku, i cili realizoi golin e dytë për vendasit ndërsa Fidan Muja ka shënuar golin e tretë në të 75 minutë.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, prishtinasit triumfuan me rezultat 3-0.

Pas kësaj, Flamurtari mbetet ende në pozitën e 11, por tani ka 11 pikë ndërsa Besa gjenden një vend më lartë dhe kanë 13 pikë.

Theksojmë se Flamurtari në xhiron e ardhshme do të takohet me Lirinë ndërsa Besa do ta pres në Pejë, Llapin. /Telegrafi/