Fushë Kosovë, shpallen më të mirët në art dhe sport

Postuar: 11:50 / 28.12.2017

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një atmosferë festive, shpalli Sportistët dhe Krijuesin e Vitit 2017.

Me këtë ceremoni festive, organizuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, u përmbyll programi i projekteve të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017, për të vazhduar me suksese të reja në vitin 2018.

Tradita e shpalljes së më të mirëve në art, kulturë dhe sport ka nisur të aplikohet qysh moti nga komuna jonë. Përmes një konkurrence të lartë, në kulturë, art dhe sport, epiteti i më të mirëve për këtë vit u takoi:

Krijuesi i vitit 2017, regjisorit të mirënjohur, Kastriot Saqipi.
Sportistja e Vitit” volejbollistja, znjsh. Mihane Gashani, e cila u vlerësua lart nga të pranishmit në eveniment.
Klubi i Vitit i takoi, Klubit të Karatesë "Martial Arts", Fushë-Kosovë.

Të zgjedhurve të këtij viti, si më të suksesshëm, si dhe krijuesve dhe sportistëve tjerë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit iu uron suksese tjera të radhës në vitin e ardhshëm! /InfoKomuna/