Organizohet turneu tradicional ndërkombëtar i karatesë "Fushë-Kosova OPEN 2017"

Fushë KosovëPostuar: 13:37 / 22.02.2017

Komuna e Fushë Kosovës njoftohen të gjithë qytetarët, sportistët se Komuna e Fushë-Kosovës - Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Kosovës dhe Klubit të Karatesë "Fushë-Kosova" organizojnë Turneun Tradicional Ndërkombëtar të Karatesë "Fushë-Kosova OPEN 2017" i cili mbahet më 5 mars 2017 në Fushë-Kosovë në Palestrën Sportive "Dilloni Benz" Fushë-Kosovë.

Në këtë Turne marrin pjesë mbi 400 karateistë nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjes, Suedia dhe Turqia.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet rreth organizimit që rrjedha e këtij Turneu të kalojë si është më së miri, ashtu siç është projektuar.
/InfoKomuna/