Garat e Paragllajdizmit ”Kosova Open” mbahen në Istog me 8 deri 10 shtator

IstogPostuar: 11:54 / 07.09.2017

Komuna e Istogut në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës dhe Aeroklubin “Shkaba” do të organizojnë garat ndërkombëtare të Paragllajdizmit ”Kosova Open” që do të mbahen në bjeshkët e Istogut në Shymek, nga data 8 deri me 10 shtator.

Si pjesëmarrës në këto gara, përpos pilotëve nga Kosova, do të ketë edhe pjesëmarrës të konfirmuar edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Fluturimi do të bëhet nga pika e Shymekut dhe aterimi i paragllajtistëve do bëhet në stadiumin e qytetit “Demush Mavraj” në Istog.

Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të jenë pjesë e këtyre garave të marrin pjesë nesër në hapjen zyrtare të garave duke filluar nga ora 11 :00 në Shymek rrugës për në Lugë të Butë./InfoKomuna/