Gjilani pret kampin e Juventusit

GjilanPostuar: 21:46 / 28.06.2016

Gjiganti italian i futbollit, Juventus, në tetorin e këtij viti do ta organizojë në Gjilan një kamp pesëditor për zbulimin e talentëve të rinj të të gjitha grupmoshave.

Ky ka qenë qëllimi i një takimi të shefit të kabinetit të Lutfi Hazirit, Abër Ismajli dhe udhëheqësit të Njësisë për Sport, Malazog Hoxha me kryetarin e shkollës së futbollit “Shkëndijat”.

Në takim, u tha se Gjilani ofron stadiumin dhe fushat tjera ndihmëse për klubin e futbollit italian, Juventus, duke shfaqur shpresën për përzgjedhjen e të rinjve nga ana e këtij klubi.

Në këtë kamp do të marrin pjesë katër trajnerë të licensuar të Juventusit dhe një pjesë e stafit të klubit, njofton kumtesa komunale.