KF Gjilani transferon futbollistin e Vllaznisë së Shkodrës

GjilanPostuar: 12:07 / 03.08.2016

Skuadra e Gjilanit është duke përgatitur për sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së fundi, ata kanë arritur të nënshkruajnë më lojtarin e Vllaznisë së Shkodrës, Berat Ahmeti i cili ishte pjesë edhe e Kombëtares shqiptare në moshat e reja.

Ahmeti karrierën e filloi te Prishtina ku pastaj u transferua në ekipin hungarez FC Upjes ku luajti vetëm një sezon për t’u larguar pastaj te skuadra shqiptare Vllaznia, e nga sezoni i ri ai do të jetë pjesë e Gjilanit që në këtë afat kalimtar ka bërë transferime të “çmendura”.