Pajaziti jep dorëheqjen nga Drita

GjilanPostuar: 12:16 / 19.09.2016

Sadat Pajzaiti ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dritës. Vendimin e ka marrë të dielën pas humbjes në shtëpi nga Hajvalia 1:0, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas përfundimit të ndeshjes Drita - Hajvalia është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Klubit dhe shtabit teknik të Dritës. Në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e kampionatit dhe shkaqet për formën jo të mirë të klubit. Andaj si pasojë e këtyre rrethanave kryetrajneri Sedat Pajaziti i ofroi dorëheqjen e parevokueshme Kryesisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.