Shillova largohet nga Drita

GjilanPostuar: 13:25 / 24.06.2016

Alban Shillova, siç duket nuk do të jetë pjesë më e klubit të Dritës së Gjilanit.

Ai thotë se shumë shpejtë do të vendosë për të ardhmen e tij, derisa për të janë të interesuara tri ekipe të Superligës.

Ani pse me dëshirë do të qëndronte te ekipi i Dritës, por ai për arsye personale ka vendosur të ndërroi ambient.

“Ende nuk kam vendosu se çfarë do të bëj, kam oferta nga disa ekipe të Superligës dhe besoj shpejtë do të vendosi se cilës do t’i takojë”.

“Dëshira ime është të qëndroj në Dritë, sepse aty kam kaluar momente të mira dhe janë treguar shumë korrekt me mua. Mirëpo për arsye personale me duhet ta ndërroj skuadrën”, ka thënë Shillova për Teleskopi.net.

Sulmuesi në stinorin që lamë pas, ka treguar paraqitje të mira për ekipin e Dritës.