Sot vëmendja në Gjilan

GjilanPostuar: 11:29 / 21.08.2016

Sot zhvillohen edhe tri ndeshjet në Vala Superligën e Kosovës. Duel interesante pritet të jetë ai ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës’89. Gjilani i përforcuar llogaritet favorit përball mitrovicasve të cilët do të kërkojnë ta befasojnë Gjilanin.

Në ndeshjet tjera Ferizaj në shtëpi pret Hajvalinë, ndërsa Trepça në “Riza Lushta” është nikoqir i Dritës./Olle