Drenas: Kryetari Demaku dhe Ministri Shala konfirmojnë renovimin e stadiumit të qytetit

GllogocPostuar: 12:27 / 24.08.2016

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Agron Dubovci dhe drejtues të Klubit të Futbollit "Feronikeli", u takuan me Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala në zyret e Ministrisë së Kulturës, ku biseduan rreth renovimit të stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi”.

Gjatë takimit u dakorduan që të bashkëfinancojnë projektin për renovimin e stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadium ky në të cilin kryejnë përgatitjet dhe zhvillohen lojët e KF "Feronikelit"./InfoKomuna/