Feniksi kalon në raundin Elitë të "UEFA Cup"

GllogocPostuar: 14:55 / 14.10.2016

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi, ka kaluar në Raundin Elitë të “UEFA Futsall Cup”, pasi ka mposhtur Tbilisi State University me rezultat 7 me 3.

Brahimi realizoi 3 gola, Mejzini dhe Alibegu realizuan nga 2 gola, për t’ia siguruar Feniksit pozitën e dytë në grupin 2 me gjashtë pikë.

Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në Raundin Elitë, ku do të luajnë 16 ekipet më të mira të Evropës. Në atë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”.