Feniksi mëson kundërshtarët në Raundin Elitë të "UEFA Cup"

GllogocPostuar: 14:35 / 21.10.2016

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi, ka mësuar kundërshtarët për Raundin Elitë të “UEFA Futsal Cup”.

Feniksi do të jetë në grupin A së bashku me Kairat Almaty, Nikars Riga dhe Real Rietin.

Fituesit e grupit kalojnë në fazën e eliminimit. Këto ndeshje do të zhvillohen në muajin prill të vitit të ardhshëm.