Komuna vlerëson aktivitetin sportiv të nxënësve të shkollës "Rasim Kiçina"

GllogocPostuar: 17:14 / 06.07.2017

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, priti në takim Drejtorin e Shkollës së Mesme të Ulët “Rasim Kiçina”, Shefqet Bytyqi, mësimdhënësin Ylber Qorri dhe nxënësit e kësaj shkolle të cilët fituan në gara sportive.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgatitur mirënjohje për nxënësit e shkollës “Rasim Kiçina”, për suksesin e arritur në futsall, të cilët kanë zënë vendin e parë. Këtë mirënjohje e ndau Drejtoresha Avdiu në emër të kryetarit.

Shkolla “Rasim Kiçina” ka marr pjesë në gara të ndryshme, fillimisht në krosin komunal vjeshtor 2016, zuri vendin e parë. Mandej në garat në shah, kjo shkollë zuri vendin e dytë në nivel komunal dhe vendin e parë në nivel regjional. Handboll, kategoria e djemve dhe vajzave, vendi i parë në nivel komunal, mandej vendi i parë edhe në nivel regjional.

Futsall, vendin e parë në nivel komunal dhe regjional, po ashtu në fund arriti të fitoj vendin e parë në nivel republikan, duke u renditur si më të mirët e Kosovës në futsall.