Vazhdojnë investimet në stadiumin e Feronikelit [Foto]

GllogocPostuar: 14:43 / 09.08.2016

Stadiumi me bari sintetik i Feronikelit në Drenas, ka marrë një pamje të cilën shumë skuadra në Superligën e Kosovës do ta dëshironin ta kishin.

Në fakt para fillimit të edicionit këtij ky stadium dita ditës po kompletohet, pasi që së fundmi iu kanë shtuar edhe tribunat .

“Stadiumi me bari sintetik investim i Bashkimit Evropian, i ndërtuar në dalje të qytetit të Drenasit, kap vlerën e investimit rreth 700.000 eurosh. E ndërtuar sipas standardeve evropiane, kjo qendër shfrytëzohet nga klubi futbollistik, Feronikeli. Qendra ka një hapësirë të mjaftueshme, me zhveshtore moderne dhe zyre të klubit, fusha me përmasa standarte e një cilësie të lartë. Krejt çka i mungonte këtij kompleksi sportiv ishin tribunat. Tashme tribunat janë vendosur në pjesën veriore dhe kanë kapacitet prej 2.000 ulësesh.

Investim ky i komunës së Drenasit dhe KF Feronikelit. Në këtë qendër sportive përveç stërvitjeve të ekipit A, aktivitetin e vet e zhvillon shkolla futbollit “KF Feronikeli”, thuhet në një njoftim të klubit.

Ndryshe, Feronikeli është në prag të ndeshjes së madhe për Superkupën e Kosovës, ku ballafaqohet me Prishtinën, në stadiumin e Pejës me 13 gusht.