Gungat mbulojnë shtegun e stërrinovuar të atletikës

MitrovicëPostuar: 09:06 / 27.09.2016

Pas pauzimit të detyrueshëm dyvjeçar, Federata e Atletikës e Kosovës (FAK), fundjavën që shkoi organizoi kampionatin e seniorëve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Dhe një garë pas dy viteve do të duhej të ishte festë në vete, por ndodhi e kundërta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atletët dhe trajnerët nuk janë ndarë të kënaqur me cilësinë e shtegut të atletikës. Madje, nga klubi më i suksesshëm në Kosovë, Rogana, thonë se një garuese e tij është lënduar shkaku i shtegut jo të rrafshët prej tartani.

Shtegu në stadiumin e Mitrovicës i është nënshtruar një renovimi të tërësishëm më 2014, punimet zgjatën më shumë se që u planifikua dhe në fund, ai prapë nuk u bë sipas standardeve. Prapë u desh të intervenohej në shteg për t'u arnuar, por prapë ka ankesa se nuk është i rrafshët..