Edhe Hani i Elezit shënoi "Ditën Olimpike"

Hani i ElezitPostuar: 11:36 / 27.05.2019

Nxënës të shkollave fillore të Komunës së Hanit të Elezit të lindur në vitin 2008 vrapuan qendrës së qytetit, aktivitet ky i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me kryetarët e komunave respektivisht drejtorët e departamenteve sportive përkatëse.

Për më të mirët në këtë aktivitet simbolik u ndanë edhe medalje e ata ishin: në konkurrencën e vajzave: Blinera Krasniqi nga Shfmu ”Kështjella e Diturisë, Amra Maliqi nga Shfmu “Ilaz Thaçi” dhe Pavarsia Bushi nga Shfmu “Ilaz Thaçi”.

Nndërsa në Kategorinë e djemve Lorik Dernjani nga Shfmu “Kështjella e Diturisë”, Adis Rexhallari nga Shfmu “Ilaz Thaçi” dhe Adhurim Thaqi nga Shfmu "Ilaz Thaçi". /InfoKomuna/