​Reali i përgjigjet Barcelonës me një super-sulmues (Foto)

IstogPostuar: 14:16 / 02.07.2015

Real Madrid është shumë pranë transferimit të Fernando Llorentes.

Real Madrid është shumë pranë transferimit të Fernando Llorentes.

Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez e dëshiron sulmuesin e Juventusit, Fernando Llorente, i cili dëshiron të largohet nga Italia gjatë kësaj vere.

AS shkruan se Benitez ka kërkuar nga drejtuesit e Realit një sulmues ‘9’ dhe Fernando Llorente është zgjedhja e parë.

Llorente ka luajtur shumë pak edicionin e kaluar, pasi Allegri ka preferuar Alvaro Moratan në vend të tij.

Pas largimit të Chicharitos, Benzema është sulmuesi i vetëm në skuadër, ndërsa Benitez dëshiron që ai të ketë konkurrencë dhe mendon se Llorente do të përshtatej shumë mirë me Ronaldon, Bale dhe Jamesin në sulm.