Garat e Paragllajdizmit ”Kosova Open” mbahen në Istog me 8 deri 10 shtator

IstogPostuar: 11:54 / 07.09.2017

Komuna e Istogut në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës dhe Aeroklubin “Shkaba” do të organizojnë garat ndërkombëtare të Paragllajdizmit ”Kosova Open” që do të mbahen në bjeshkët e Istogut në Shymek, nga data 8 deri me 10 shtator.

Si pjesëmarrës në këto gara, përpos pilotëve nga Kosova, do të ketë edhe pjesëmarrës të konfirmuar edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Fluturimi do të bëhet nga pika e Shymekut dhe aterimi i paragllajtistëve do bëhet në stadiumin e qytetit “Demush Mavraj” në Istog.

Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të jenë pjesë e këtyre garave të marrin pjesë nesër në hapjen zyrtare të garave duke filluar nga ora 11 :00 në Shymek rrugës për në Lugë të Butë./InfoKomuna/

MalishevëKomente: 0 Nënkryetari Mazreku priti reprezentuesin e Kosovës, Lirim Kastrati 14:06 / 14.11.2017 Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e kanë pritur sot në një takim, anëtarin e reprezentacionit të Kosovës në futboll, Lirim Kastrati, të cilin e kanë përgëzuar për paraqitjen e...
Komente: 0 Stadiumi i Zhurit me standarde të UEFA-së dhe FIFA-së 16:32 / 14.11.2017 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, qëndroi për një vizitë në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të kësaj vizite ministri Gashi inspektoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren si dhe...