Istog: Bëhet përurimi i fushës sportive në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në Zallq

IstogPostuar: 18:10 / 20.07.2016

Është bërë sot përurimi i fushës sportive në shkollën fillore “Avni Rrustemi” në Zallq, projekt ky i realizuar në bashkëfinancim ndërmjet Organizatës Ndërkombëtare për Migrim-IOM dhe Komunës së Istogut.

Vlera e këtij projekti kap shumën prej 26,439 euro ku 13,500 euro janë investime nga IOM dhe 12,939 euro nga Komuna e Istogut./InfoKomuna/