Përfunduan garat e sportit shkollor në Istog

IstogPostuar: 09:38 / 14.04.2016

Janë mbajtur garat e sportit shkollor në komunën e Istogut për 2 muaj rresht, ku pjesëmarrës në këto gara ishin të gjitha shkollat fillore.

Garat janë zhvilluar në futboll për meshkuj dhe në hendboll për meshkuj. Këto gara janë organizuar nga Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor dhe Shoqatën e Sportit Shkollor në Istog.

Këto gara janë mbështetur nga komuna e Istogut dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pjesë e aktivitetit të mbajtur në finale ishin përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror si dhe përfaqësues të federatës së sportit shkollor.

Në kategorinë e femrave në finale u takuan SHMU “Bajram Curri” Istog dhe SHMU “Trepça“ Banjë, ku fituese u shpall SHMU “Bajram Curri” në Istog.

Ndërkaq, në kategorinë e meshkujve u takuan SHMU “Ndre Mjeda“ - Rakosh dhe SHMU “Bajram Curri“ në Istog, ku fitues u shpall SHMU “Ndre Mjeda“ nga Rakoshi.

Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me medalje dhe dy vendet e para me nga një kupë./InfoKomuna/