Ilazi pret në takim fituesin e Kupës në bodybuilding, Fatlum Vishin

KaçanikPostuar: 09:54 / 04.05.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Fatlum Vishin-fitues i kupës së Kosovës në bodybuilding.

Kryetari Ilazi e përgëzoi fituesin Vishi , ndërsa e uroi edhe për triumfe të reja. Kryetari gjatë këtij takimi shtoi se të rinjët e komunës sonë vazhdimisht po dëshmohen për talentin e tyre në sporte të ndryshme në nivel regjional e shtetëror.

Për suksesin e arritur fituesin Vishi, e uroi edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, duke i dëshiruar suksese të reja.

Këto gara janë organizuar nga Federata e bodybuildingut dhe fitnesit të Kosovës.

/InfoKomuna/