Kaçanik: Për nder të festës së 28 nëntorit, organizohet turnir në basketboll

KaçanikPostuar: 16:12 / 29.11.2016

Me rastin e festës së 28 nëntorit, Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës - departamenti për kulturë, rini e sport, ka organizuar turnir në basketboll tek Shkolla Fillore “ Emin Duraku” në Dushkajë.

Në finalen e këtij turniri, vendin e parë në kategorinë e femrave e mori Shkolla Fillore “ Qamil Ilazi”, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendin e parë e mori “ Shkolla Fillore “ Emin Duraku”.

Ndërsa në kategorinë nga shkollat e mesme, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve vendin e parë e mori Gjimnazi “ Skenderbeu” në Kaçanik.

Edhe ky aktivitet është organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, për nder të festës së 28 nëntorit. /InfoKomuna/