Organizohen garat shkollore në volejboll

KaçanikPostuar: 16:00 / 24.04.2017

Komuna e Kaçanikut- Drejtoria e Arsimit dhe kulturës përkatësisht sektori për rini dhe sport në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogeve të Kulturës Fizike, organizoi garat shkollore për Shkollat Fillore.

Në kategorinë e femrave ne finale u takuan SHF " Qamil Ilazi " dhe SHF "Ali Asllani " ku vendin e pare e mori SHF " Qamil Ilazi " duke fituar 2:1 në sete.

Ndërsa në kategorinë e meshkujve në finale u takuan SHF "Ali Asllani" dhe SHF "Naim Frashri” ku vendin e parë e mori SHF “Ali Asllani" duke fituar 2:1 ne sete. Dy vendet e para do ta përfaqësojnë komunën tonë në garat regjionale.

Vlen të përmendet se falë bashkëpunimit të mirë me Federatën e Sportit Shkollor në nivel qendror dhe me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Komunën e Kaçanikut dje janë mbajtur në Kaçanik garat regjionale në volejboll për shkollat e mesme, duke e bërë qytetin e Kaçanikut vend të aktiviteteve regjionale sportive.

/InfoKomuna/