Sportistët e rinj kaçanikas triumfojnë në garat regjionale në Ferizaj

KaçanikPostuar: 11:40 / 02.06.2017

Shkolla Fillore “Emin Duraku” mori vendin e parë në garat regjionale në Ferizaj në kategorinë e meshkujve në futsall si dhe vendin e parë në basketboll, kurse Shkolla Fillore “Jusuf Gërvalla” mori vendin e parë në futsall në kategorinë e femrave.

Fatos Vishi- Këshilltarë për Rini e Sport pranë Komunës së Kaçanikut, tha se fillimisht garat komunale janë organizuar nga Komuna e Kaçanikut-sektori për rini e sport në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike, kurse më pas garat regjionale janë organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës.

Ai tha se fituesit do të përfaqësojnë regjionin në garat republikane të shtunën me 10 qershor, të cilat gara do të mbahen në Dardanë.

/InfoKomuna/