Kamenicë: Shkolla "Dëshmorët e Kombit" në qytet bëhet me fushë të sportit

KamenicëPostuar: 08:06 / 05.10.2016

Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë ka vizituar kryerjen e punimeve në rregullimin e fushës së sportit në shkollën e mesme të ulët në Lagjen Malësia në qytet.

Sinani tha “ që nga ndërtimi dhe pavarësimi i kësaj shkolle në vitin 2008, nxënësve të kësaj shkolle iu kanë munguar terrenet sportive, nxënësit e shkollës do të kenë mundësi që mrenda pak jave orët e kultures fizike ti kryejn në fushën e re që po rregullohet nga bashkëpunimi në mes komunës dhe Demosit”.

Drejtori i shkollës, kolektivi i shkollës dhe nxënesit falenderuan kryetarin dhe komunën për këtë projekt që ka qenë i domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, drejtori Hazir Berisha tha se “nxënësit e shkollës tonë tanimë njihen për sukseset e tyre në disa lëmi me rregullimin e këtij terreni sportive shkolla jonë do të jetë e kompletuar”./InfoKomuna/