Hapësira të vrapimit për klubin atletik Rogana [Foto]

KamenicëPostuar: 21:03 / 28.04.2016

Me kërkesë të klubit të atletikës Rogana sot është intervenuar në rregullimin e fushave të vrapimit me qëllim të krijimit të kushteve për ushtrimet e tyre sportive dhe është përmirësuar rruga Kranidell-Sedllar, në ditët në vijim do të intervenohet në lokalitetet tjera në bazë të kërkesave të qytetarëve.

Komuna e Kamenicës së seancën e fundit të Kuvendit Komunal për klubin atletik Rogana i ndau 4500 euro për aktivitetet e tyre sportive, kujtojmë se ky klub nga komuna jonë do të marr pjesë në lojërat olimpike "Brazili 2016"./InfoKomuna/