Kamenicë, shkolla "Sejdi Kryeziu" bëhet me sallë sportive

KamenicëPostuar: 15:10 / 16.05.2017

Pas pëfundimit të objektit të ri të shkollës së mesme në Roganë, emërtimit dhe ndarjes nga shkolla profesionale nga Kamenica, salla e sportit në këtë shkollë sot është bë me të gjitha paisjet sportive për mbajtjen e orëve të kulturës fizike e organizimit tē lojërave sportive.

Kryetari i komunës Begzad Sinani së bashku me bashkëpunëtorë sot vizitoi shkollën për të pa nga afër vendosjen e paisjeve sportive "ne kemi ndërtuar këtë shkollë moderne me standarde europiane që lirisht mund të themi që është më e mira në regjion që plotëson të gjitha kushtet për mësimdhënie e mësimnxënie dhe me angazhimin tonë arritëm që të sigurojmë edhe të gjitha paisjet sportive për sallën e kulturës fizike që ka qenë kërkesë e mësimdhënësve të kulturës fizike dhe nxënësve dhe kështu po e kompletojmë shkollën tuaj uroj ta ruani e ta gëzoni "tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Kjo shkollë është me të gjitha standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

/InfoKomuna/