KF Kika e Kamenicës shënon fitore 4 me 0 ndaj Bashkimit

KamenicëPostuar: 17:11 / 26.11.2015

KF Kika ka mposhtur KF Bashkimin nga Gjilani në kuadër të gjiros së njëmbëdhjetë në Ligen e Dytë Grupi – B, me rezultat të thelle 4:0,

 

Ai që e nisi serinë e golave ishte Augent Latifaj duke mposhtur portierin e ekpit kundershtar, por lojtarët e Kikës nuk u ndalen me kaq ku në pjesen e parë shënuan edhe dy gola, të realizuar nga Fitim Hoxha dhe Arton Xhaqkaj ku shënoi nga goditja e dënimit.

Duhet të theksojmë se loja ishte e ashpër dhe në pjesën e parë KF Bashkmi mbeti me një lojtar më pak deri në fund.Ndërsa në pjesen e dytë u zhvlliua një lojë e qetë dhe më shumë raste ku KF Kika nga shumë rastë të krijuara arriti që të shënoj edhe golin e katërt me anë të qender sulmuesit Ilaz Sermaxhaj.

Në një pronocim të shkurt për Parrotlla.net, trajneri i KF Kikes Zejdi Sermaxhaj ndjehet i knaqur më paraqitjen e ekipit të tij, dhe do të vazhdojnë me parqitje të tilla.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ishte Ilir Mehmeti.Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të dielen, por për shkak të reshjeve të mëdha të shiut nuk ka mundur të zhvillohet ku është caktuar për të luhet sot.