Karateisti nga Fushë-Kosova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin e Mediteranit

Fushë KosovëPostuar: 11:47 / 12.04.2019

Elton Musliu, karateisti i Klubit ‘Martial Arts’ nga Fushë-Kosova, i solli medalje të bronztë Kosovës nga Kampionati i Mediteranit që u mbajt në Antalia të Turqisë, ku garoi në kategorinë e kadetëve mbi 70 kg.

Eltoni vitin e kaluar ishte renditur i 25 me radhë në listën e karateistëve botërorë, po ashtu u zgjodh Sportisti i vitit 2018 për Komunën e Fushë-Kosovës.

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur financiarisht pjesëmarrjen e Eltonit dhe dy karateistëve nga Fushë-Kosova në Kampionatin e Mediteranit në Antalia të Turqisë. /InfoKomuna/