Karateisti Orges Arifi kthehet me medalje nga Stambolli

Postuar: 09:44 / 26.03.2018

Karateistët e Ipponit shkëlqyen në Kampionatin Ballkanik, i cili është mbajtur në Stamboll, raporton InfoKomuna.

Reprezentuesi Shtetëror i Republikës së Kosovës në karate Orges Arifi është nënkampion i ri Ballkanik në garat për senior deri në 60 kg që u mbajtën në Stamboll. 

Karateisti Orges Arifi, rrëmbeu medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.

Karateisti nga Prishtina e bënë krenar edhe njëherë Kosovën me edhe një medalje edhe një sukses për Kosovën.

Sukseset e Kosovës në sportet individuale, veçanërisht në ato luftarake nuk kanë të ndalur.

Në këto gara, tri medalje për Kosovën në gara individuale për senior u fituan nga përfaqësuesit e Klubit Ippon.

Fortesa Orana - kampione ballkanike kategoria mbi 68 kg.

Orges Arifi nënkampion ballkanik 60 kg
Blodin Pakashtica - nënkamion ballkanik 75 kg. /InfoKomuna/