KF Ferizaj synon rikthimin në Superligën e Kosovës

FerizajPostuar: 09:29 / 23.08.2017

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së mërkurë ka pritur në një takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Ferizaj”, pak ditë para fillimit të kampionatit të Ligës së parë të Kosovës në futboll.

Me këtë rast kryetari Svarqa tha se do të përkrahklubin e Ferizajt, si në aspektin moral edhe atë financiar, me te vetmin qëllim rikthimin në Superligën e Kosovës, raporton InfoKomuna.

Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, po ashtu ka inkurajuar përfaqësuesit e klubit që të punojnë, dhe të kthejnë klubin aty ku e ka vendin nëSuperligë.

Ndërsa drejtori i klubit Genc Hyseni e falënderojkryetarin për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë klubit. Ai enjoftoi kryetarin se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të nisurkampionatin sa ma mirë.

Në këtë takim prezent ishte edhe IlazMjaku sekretar i klubit si dhe Arzije Bekteshi anëtare e kryesisë. U beditur se gjatë kësaj jave fillon kampionati i ligës së parë, ku Ferizajdo të jetë nikoqir i Dugagjinit të Klinës./InfoKomuna/