KHF "Istogu" pjesë e garave evropiane në hendboll

Postuar: 13:48 / 08.11.2017

Klubi i hendbollit të vajzave të Istogut do të jetë pjesëmarrëse e garave të Evropës fal mbështetjes financiare që po u jep kryetari i komunës Haki Rugova.

Kryetari Rugova ka mbështetur financiarisht klubin e hendbollit të vajzave të Istogut për pjesëmarrje në garat e Evropës ku Istogu do të udhëtojë për në Holandë në ndeshjen e turit të tretë të Challenge Cup ku do të garojë kundër skuadrës Virto/Quintu, raportonn InfoKomuna.

Kryesia e klubit të hendbollit të vajza ka falënderuar kryetarin Rugova për mbështetjen e dhënë për pjesëmarrje në këto gara dhe ka vlerësuar kontributin e dhënë ndër vite nga ana e kryetarit për këtë klub.

Kryetari Haki Rugova ka uruar vajzat për pjesëmarrje në këto gara dhe shpreson që ato të paraqitën sa me mirë duke ju dhënë mbështetjen e tij edhe për të ardhmen./InfoKomuna/