Klubi i xhudos Ippon Peja me 22 medalje në Kampionatet Evropiane

Postuar: 14:12 / 11.12.2017

Xhudo është një nga sportet që ka treguar suksese më të mëdha në Kosovë. Klubi i xhudos Ippon nga Peja ka fituar gjithsej 22 medalje në Kampionatet Evropiane.

Këtë e bën të ditur trajneri i xhudos Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton InfoKomuna.

Ai ka theksuar se dikur ka qenë boksi që ka pas shumë medalje por xhudo tashmë është Sporti me sukseset më të mëdha në shtetin tonë i të gjitha kohërave në Sportet Olimpike!

Postimi i plotë në Facebook:

“Drin Lleshi edhe Visar Meraku fituesit e dhuratave!
Klubi i xhudos Ippon Peja ka fituar gjithsejt 22 medalje në Kampionatet Evropiane!
Majlinda Kelmendi 6 të arta një të bronztë
Distria Krasniqi 2 të arta 4 të bronzta
Nora Gjakova 1 e artë 3 të bronzta
Akil Gjakova 1 të artë,1 e argjendtë 1 të bronztë
Shpat Zekaj 1 të bronztë
Laura Fazliu një të bronztë!
Gjithsejt 22 medalje nga Kampionatet Evropiane prej kadet deri në Senior!
Dikur ka qenë boksi që ka pas shumë medalje por xhudo tashmë është Sporti me sukseset më të mëdha në shtetin tonë i të gjitha kohërave në Sportet Olimpike!”