Komuna e Prishtinës i ndan çmimin për vepër jetësore Post Mortum, Shefqet Sinanit

Postuar: 11:50 / 07.06.2021

Komuna e Prishtinës i ka ndarë çmimin për vepër jetësore Post mortum (2020) futbollistit të artë të KF Prishtina - Shefqet Sinani (1955-2020).

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se, në emër të familjes çmimin e mori djali i tij Kreshnik Sinani.

"Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina dhe tërë jetën ia kushtoi futbollit, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta."

"Do ta kujtojmë përherë Sinanin tonë si njeri të sinqertë, bujar e punëtor të madh me fjalë pak.", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/