Kosova në karate fiton tri medalje në Kampionatin Ballkanik

Postuar: 10:08 / 26.03.2018

Kombëtarja e Kosovës në karate fitoi tri medalje në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik për seniorë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, bën të ditur KOK-u përmes faqes zyrtare në Facebook.

Orges Arifi fitoi medaljen e argjendtë, kurse me medalje të bronztë u shpërblyën ekipi i femrave dhe meshkujve.

“Krahas Orges Arifit që fitoi të argjendtën, ekipi i femrave në përbërje: Fortesa Orana, Adelina Rama, Diellza Dragusha dhe Gresa Zhitia, fituan të bronztën, sikurse ekipi i meshkujve: Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Valdrin Rashiti, Ylli Cenaj, Blodin Pakashtica, Durim Haziri dhe Orges Arifi”, thotë KOK-u.