Kosovë – Danimarkë, Policia njofton cilat rrugë do të bllokohen

Postuar: 10:35 / 21.03.2019

Për shkak të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës disa rrugë do të jenë të bllokuara në kryeqytetin e Kosovës, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit tëKosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte, nëstadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë–Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për tëofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat enevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim tërregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrëqë të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetëdhe i sigurt”, thotë PK.

Policia e Kosovës për të evituarbllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët tëcilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat ekontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhevendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst,policia sot prej orës 11:00, do të ndërpres qarkullimin dhe ndalojparkimin e të gjitha automjeteve në rrugët: Enver Zymberi dhe Rinia.

Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth stadiumit do të bëhen, bazuar nëvendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria përshërbime Publike.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanatqë do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhemirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët ekryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.