Kryetari Ahmeti nderon futbollistin Benjamin Kololli

LipjanPostuar: 10:50 / 29.08.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim futbollistin që vjen nga Komuna e Lipjanit Benjamin Kololli, i cili luan për Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll, por njëkohësisht ky djalosh luan edhe për skuadrën Zvicrrane “FC Lausanne"

Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka uruar Benjaminin për sukeset e arritura, duke i uruar edhe suksese të tjera në vazhdimësi, ai në të njejtën kohë ka thënë se jo vetëm qytetarët e Lipjanit por edhe qytetarët e gjithë Kosovës krenohen me të arriturat e tij.

Nga ana tjetër futbollisti Kololli ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për pritjen dhe mirënjohjen duke thënë se ky është moment shumë i veçant për mua kur vlerësohem nga vendi im dhe marr mirënjohe nga Kryetari i cili siç po shihet po bënë gjëra të mira për sportin dhe rininë në Lipjan.
/InfoKomuna/