Kryetari Gashi nderon me mirënjohje klubin e karatesë "Besa"

ObilicPostuar: 12:11 / 31.08.2017

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nderoi me mirënjohje karatistën nga Obiliqi e cila mori pjesë në turneun ndërkombëtar "Palandoken Karate Tournament" në Unijore +59 kg, që u mbajtë në Erzorum të Turqisë.

Karatistja, Festina Curri në këtë turne fitoi medaljen e Bronzt.

Kryetari Gashi priti në kabinetin e tij fituesen e medaljes së bronztë dhe trajnerin e saj Isak Curri.

"Kam nderin të dorëzoi mirënjohjen "Fahri Fazliu", atdhetarit e mësuesit tim, për ju e nderuara Festina, që sot na nderove mua personalisht por dhe gjithë Obiliqin", ishte fjala e kryetarit Gashi, me rastin e këtij takimi.

Urime dhe suksese për klubin, trajnerin, sportistët dhe gjithë sportin në komunën tonë.