Kuka: Sporti ka vulosur pavarësinë e Kosovës

Postuar: 10:28 / 16.02.2018

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, sërish ka lartësuar suksesin e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se sporti ka vulosur pavarësinë e Kosovës, shkruan InfoKomuna.

“Shumë herë e kam potencuar dhe prapë po e them që Sporti ka vulosur Pavarësinë e Kosovës! Akil Gjakova kështu feston medaljen e artë në garën më të madhe të Vitit Grand Slam Paris! Fitorja e Akilit temë e Mediave më të mëdha Botërore CNN, Euronews, InsidetheGames e shumë të tjera! #kosova10”, ka shkruar Kuka. /InfoKomuna/