Kryetari Ahmeti nderon futbollistin Benjamin Kololli

LipjanPostuar: 10:50 / 29.08.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur sot në një takim futbollistin që vjen nga Komuna e Lipjanit Benjamin Kololli, i cili luan për Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll, por njëkohësisht ky djalosh luan edhe për skuadrën Zvicrrane “FC Lausanne"

Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka uruar Benjaminin për sukeset e arritura, duke i uruar edhe suksese të tjera në vazhdimësi, ai në të njejtën kohë ka thënë se jo vetëm qytetarët e Lipjanit por edhe qytetarët e gjithë Kosovës krenohen me të arriturat e tij.

Nga ana tjetër futbollisti Kololli ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për pritjen dhe mirënjohjen duke thënë se ky është moment shumë i veçant për mua kur vlerësohem nga vendi im dhe marr mirënjohe nga Kryetari i cili siç po shihet po bënë gjëra të mira për sportin dhe rininë në Lipjan.
/InfoKomuna/

Komente: 0 Mijëra fëmijë shënuan Ditën Olimpike 12:08 / 25.05.2018 Rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, 2008, kanë shënuar sot Ditën Olimpike 2018. Aktiviteti kryesor u mbajt në Prishtinë, ku morën pjesë rreth 2 500 fëmijë. Ata vrapuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri.
PejëKomente: 0 Peja organizon Ditën Ndërkombëtare Olimpike 12:05 / 25.05.2018 Komuna e Pejës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare kanë organizuar vrapimin e fëmijëve në qendër të qytetit të Pejës.
FerizajKomente: 0 Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë” 16:21 / 21.05.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur përfaqësuesit e Tifozerisë “Ujqit” në kuadër të fushatës për rikthimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj” në Superligën e Kosovës.
SuharekëKomente: 0 Nis ndërtimi i tri terreneve sportive në Suharekë 11:11 / 24.05.2018 Në ambientet e Shkollave fillore të Peqanit, Sllapuzhanit dhe Buzhalës, do të ndërtohen dhe rregullohen terrenet sportive për nxënësit dhe rininë e këtyre fshatrave.