Lipjani bëhet me fusha të hapura sportive

LipjanPostuar: 21:49 / 29.03.2017

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e Stadiumit të Qytetit si dhe punimet që kanë filluar së fundi të realizohen në projektin për ndërtimin e fushave sportive në qytetin e Lipjanit.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti i ka vlerësuar këto dy projekte si shumë të rëndësishme për rininë dhe sportistët.

Janë dy projekte madhore që do ta ndryshojnë pamjen e Lipjanit dhe do të krijojnë mundësi të reja për sport dashësit lipjanas.

/InfoKomuna/