Lipjani bëhet me kompleks sportiv

LipjanPostuar: 11:34 / 15.08.2017

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim dhe në bashkëfinancim me Helvetas - Demos ka ndërtuar një kompkleks sportiv afër stadiumit të qytetit me standarde moderne.

Ky kompleks siç njofton komuna e Lipjanit, do të përurohet më 17 gusht ga ora 20:00. Me këtë rast të pranishëm do të jenë kryetari i Komunës Imri Ahmeti, përfaqësues nga Helvetas- Demos.

Pas ceremonisë së përurimit do të zhvillohet nje lojë tenisi mes kryetarit Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit të Helvetas–Demos, në të njejtën kohë do të zhvillohet një lojë futbolli mes veteranëve të Ulpianës dhe zyrtarëve komunaël, në vazhdim të ceremonisë do të ketë edhe lojëra tjera duke e përfshirë edhe basketbollin.

Hapësiërë kjo e cila ka qenë e pashfrytëzueshme përherë, do të kthehet në shërbim të qytetarëve për aktivitete sportive-rekreative.