Lipjani së shpejti me fusha moderne sportive për tenis, basketboll dhe futboll

LipjanPostuar: 12:18 / 06.03.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka nënshkruar kontratën me Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS, për bashkëfinancimin e ndërtimit të fushave sportive në qytetin e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishë për rininë dhe sportin lipjanas.

“Uroj qytetarët e Lipjanit për këto fusha sportive, e sidomos dashamirët e sportit të tenisit dhe basketbollit të cilët deri më tani nuk kanë pasur një infrastrukturë të tillë për të ushtruar këto lloje të sportit”, tha krytari Ahmeti.

Me anë të këtij projekti që pritet të realizohet afër stadiumit të qytetit të Lipjanit do të ndërtohen fusha e tenisit, basketbollit si dhe një fushë për futboll të vogël.

Po ashtu do të ndërtohet edhe infrastruktura përcjellëse ku përfshihet edhe ndërtimi i parkingut, këndit të lojërave për fëmijë, vendosja e ulëseve dhe shportave për mbeturina si dhe mbjellja e drunjëve derkorativ.

Vlera e përgjitshme për realizimin e këtij projekti është 214,389.36 euro.
/InfoKomuna/