Ndahen 450 mijë euro për Stadiumit e Lipjanit

LipjanPostuar: 12:47 / 25.04.2017

Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qëndruar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me këtë Ministri, për ta ndihmuar Komunën e Lipjanit në ndërtimin e stadiumit të qytetit në vlerë prej 450.000 euro, ndërsa Komuna e Lipjanit të vazhdoj me pjesën e mbetur për ta finalizuar këtë projekt.

Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë Sportit, Kujtim Shala, kanë thënë se ndërtimi i stadiumit në Lipjan do të shërbejë dashamirëve të sportit që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në hapësira më të standardizuara për stërvitje dhe në zhvillimin e garave të cilat ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së sportit në përgjithsi.

Kryetari, Ahmeti po ashtu ka falënderuar ministrin Shala për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se me ndërtimin e stadiumit në qytetin e Lipjanit, për qytetarët lipjanas do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ata që merren me sport dhe një nxitje e madhe në cilësi dhe në rritje të konkurrencës brenda dhe jashtë vendit.

/InfoKomuna/