Nis ndërtimi i 4 fushave sportive në Lipjan

LipjanPostuar: 09:40 / 24.05.2016

Komuna e Lipjanit nga buxheti vetjak në vlerë prej 70 mijë eurosh, ka nisur punimet për ndërtimin e 4 fushave sportive në oborret e shkollave në fshatrat: Ribar, Kraishtë, Gllogovc dhe në Lipjan.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka deklaruar se ndër prioritet e qeverisjes komunale për 2016 është edhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe hapësirave rekreative e sportive, në të cilat të rinjtë lipjanas dhe fshatrave të saj kanë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në fshatin Ribar e kemi përfunduar ndërtimin e fushës sportive, ndërkaq aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në oborrin e shkollës fillore “ Ismail Luma”, në Lipjan, pastaj për të vazhduar edhe në fshatin Kraishtë dhe Gllogoc. Operatori i ka hyrë këtij projekti me 70 mijë euro mjete këto nga buxheti vetjak i Komunës së Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka sqaruar se në këto fusha sportive parashihej rregullimi i dyshemesë me bitum, pastaj vendosja e shtyllave me rrjeta, vizatimet e fushës, rrethoja, koshat për basket, ndriçimi publik etj.